Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbërrijnë në Atdhe 5 shqiptarët që u nxorën nga kampi Al-Hol

Mbërrijnë në Atdhe 5 shqiptarët që u nxorën nga

Ka mbërritur në Rinas avioni me 5 shqiptarët që u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri. 4 fëmijët dhe një grua u kthyen sot në Atdhe.

Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani po priten në aeroport nga familjarët e tyre, të cilët shprehen shumë të gëzuar që më në fund do të takojnë njerëzit që duan e që kishin vite pa i parë.

Në avion ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkoi dje në Liban ku u takua me fëmijët dhe gruan që u nxorën nga kampi./K.C/dritare.net