Mbaron takimi, Rama largohet nga selia e PS-së!
E Mërkurë 5 Nëntor 2025, 20:08
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e sotme. Në mbledhjen e cila zgjati për rreth 1 orë e gjysmë ishin të pranishëm gjithë deputetët e PS-së për Tiranën dhe ish- deputetë.
Në takim nuk munguan edhe të gjithë të angazhuarit në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme, të cilat përkohësisht në kryeqytet nuk do të zhvillohen.
Pjesë e takimit ishte edhe zv kryeministrja Balluku, e marrë vetëm pak ditë më parë e pandehur nga SPAK.
Mbledhja vjen vetëm dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në detyrë./dritare.net