Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mashtruan një biznesmene për 2.2 mln €, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 6 persona bashkë me administratorin

Mashtruan një biznesmene për 2.2 mln €, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për rrjetinTIBO dhe ka dërguar në gjyq administratorin Adnand Mahmuti dhe 5 persona të tjerë, të akuzuar për mashtrim, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash.

Hetimet nisën pas denoncimit të biznesmenes Mirlinda Heidorn, e cila pretendon se i janë marrë 2.2 milionë euro me premtimin për investim në projekte teknologjike dhe transmetime sportive.

Sipas prokurorisë, paratë nuk janë kthyer, megjithëse kompanitë kishin mundësi financiare. Në skemë dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe disa administratorë dhe ortakë të tjerë.

Gjithashtu, hetimet zbuluan shkelje të rënda financiare, përfshirë qarkullim të shumave të mëdha jashtë sistemit bankar, transferta të pajustifikuara mes kompanive dhe tentativa për të fshehur origjinën e parave.

Çështja tashmë i kalon gjykatës për shqyrtim.

Emrat dhe shoqëritë e dërguara në gjyq

1. Adnand Mahmuti, ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
2. Blerina Kapaj, ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
3. Blerina Kota., ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
4. Mirela Guri, ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”;
5. Mirgen Zaçellari. ka konsumuar veprat penle “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mopagimi i taksave dhe tatimeve”;
6. Saimir Gora, ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
7. “MAGOËARE” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”’;
8. “OVER SPORT” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
9. “TIBO AL” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;
10. “TIBO Communications” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; dhe
11. “TIBO” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

L.F-dritare.net