Muze i ri arkeologjik nëntokësor ministri Gonxhja: Projekt i munguar për vendin
Dritare.net

Një muze i ri arkeologjik nëntokësor pritet të ndërtohet pranë sheshit Nënë Tereza, duke u cilësuar si një projekt i rëndësishëm kulturor dhe një mundësi e re për zhvillimin muzeor në vend.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja deklaroi se projekti për muzeun e ri është “i munguar” dhe duhet mirëpritur, pasi do të sjellë një qendër të re kombëtare për ekspozimin e artefakteve dhe gjetjeve arkeologjike.
Sipas tij, muzeu do të jetë i integruar me një parkim nëntokësor që po zhvillohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke krijuar një kombinim mes infrastrukturës dhe kulturës në të njëjtën hapësirë.
Ministri theksoi gjithashtu se projekti nuk paraqet rrezik për hapësirat ekzistuese mbi tokë, përfshirë ambientet e Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, duke siguruar se struktura aktuale nuk do të preket.
Ky projekt pritet të sjellë një qendër moderne muzeale që synon të rrisë aksesin dhe ekspozimin e trashëgimisë arkeologjike të vendit./L.F-dritare.net