Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marta Kos: Shqipëria bën progres të jashtëzakonshëm drejt BE-së!

Marta Kos: Shqipëria bën progres të jashtëzakonshëm

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes një postimi në rrjetin e saj social.

“Shqipëria ka bërë progres të paparë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një njohje e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe aspiratave të shoqërisë së saj për në BE”, shkruan Kos në platformën X.

Marta Kos shton se viti 2025 ka shënuar një përparim të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku vendet si Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen për përparimet e arritura në reforma gjatë vitit të kaluar.

Komisionerja nënvizon se kandidatët për anëtarësim kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat, ndërsa viti i ardhshëm do të jetë “moment i së vërtetës” për progresin e tyre.