Manja pyet SPAK: Kë ka kërcënuar Balluku? Prokurorët: Dëshmitarë dhe të pandehur
E Hënë 23 Shkurt 2026, 13:01
Dritare.net

Anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera, ka kërcënuar dëshmitarë lidhur me çështjen e saj.
Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?
Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur.
Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?
Prokuroria: Jo.
Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.
Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit./L.F-dritare.net
