
Lojë që të çon në vetëvrasje, Policia e Shtetit: Kontrolloni fëmijët në rrjetet sociale!
Dritare.net
“Jonathan Galindo”, është një lojë e re në internet mjaft e rrezikshme, sidomos për fëmijët. Loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”.
Si funksionon loja?
Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe personave nëpërmjet mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë. Nëse ata refuzojnë, përdoruesi i kërcënon se do bëjë publik informacionin e tyre personal. Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë, me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në vetëvrasje. Policia e Shtetit, u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mbrojnë fëmijët nga kjo lojë e rrezikshme./L.F-dritare.net

















