
Lapsusi/ Vasili zbulon pse u largua opozita: Duam një organizëm seksual!
E Premte 18 Shtator 2020, 14:02
Dritare.net
Sot në një komunikim për media, pasi opozita bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, nënkryetari i LSI-së, ka bërë një lapsus në fjalën e tij. 'Organizëm seksual' ka thënë Vasili, në vend të 'organizëm konsensual.
“Opozita po bën të pamundurën për të ruajtur këshillin nga bojkotimi i jashtëm PS dhe nga dëshira për ta kthyer këshillin politik si një organizëm seksual... organizëm konsensual, në një instrument i cili thjesht dhe vetëm do donte të imitonte parlamentin e njëanshëm dhe një partiak që ekziston në Shqipëri”.
Lapsusi nuk ka kaluar pa u vënë re, duke bërë xhiron e mediave online./L.F-dritare.net

















