
Në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë u zhvilluan sot homazhet për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Që prej orës 10:00, aktorë, kolegë të skenës dhe ekranit, figura të politikës, si dhe shumë dashamirës të artit i dhanë lamtumirën e fundit regjisorin të shquar.

Anagnosti do të prehet në Vuno të Himarës, sipas amanetit të lënë prej tij.

Në nder të tij, qeveria shpalli 2 shtatorin ditë zie kombëtare.

Flamuri kombëtar u ul në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, në shenjë respekti për artistin që la pas një trashëgimi të pasur në kinematografinë shqiptare./L.F-dritare.net