Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lamtumira e Ramës për Fatos Nanon: Kryetar, shok e mik që nuk do të harrohet kurrë

Lamtumira e Ramës për Fatos Nanon: Kryetar, shok e mik që nuk do

Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, është ndarë nga jeta pas një lufte të gjatë me sëmundjen. Kryeministri Edi Rama sot e nisi ditën me një video të jetës politike të Nanos.

“Me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore,” shkruan ai në rrjetet sociale.

Fatos Nano, një ndër figurat më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, ka lënë pas një trashëgimi të gjerë politike dhe njerëzore, që do të mbetet gjatë në kujtesën e socialistëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)