
Kuvendi ndryshon rregulloren me 79 vota pro, 11 komisione! Opozita braktis sallën!
E Martë 16 Shtator 2025, 14:02
Dritare.net
Tre ditë pas konstituimit të Kuvendit dhe nisjes së legjislaturës së re, socialistët miratuan vetëm me votat e tyre, ndryshimin e rregullores së Kuvendit, që pasqyron strukturën e re me 11 komisione të përhershme parlamentare.
Në bllok, opozita kundërshtoi ndryshimet dhe nuk nguroi ta cilësojë puç kushtetues.
“E dimë shumë mirë se këto ndryshime do votohen, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin, mburojën e tyre, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë”, tha Berisha.
Ndërkohë deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur sallën menjëherë pas nisjes së procesit të përshpejtuar për votimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë./E.P-dritare.net

















