Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin, Vangjush Dako rikthehet në burg

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin, Vangjush Dako rikthehet në

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të çështjes, Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar Dakon me 2 vite e 8 muaj burg. Ish-kryebashkiaku, i akuzuar për korrupsion, pritet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi prej një viti ndodhej në arrest shtëpie.

Fillimisht, gjyqtarja Fjorela Davidhi kishte vendosur ta transferonte Dakon në arrest shtëpie, me argumentin se kishin përfunduar afatet e paraburgimit, ndërkohë që u urdhërua vijimi i hetimeve.

Në të njëjtën kohë, në fuqi mbeti edhe dënimi me 2 vite burg për bashkëpandehurit e tij, Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku.

Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues i Apelit, i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të mos pranojë ankimet dhe të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë./K.C/dritare.net