Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër dy seanca, zbardhen projektvendimet që do të votohen në Kuvend

Nesër dy seanca, zbardhen projektvendimet që do të votohen

Kuvendi i Shqipërisë njofton se nesër do të mbahen dy seanca plenare. Seanca e parë do të nisë në orën 10:00, ndërsa ajo e dytë është planifikuar për orën 17:00.

Në seancën e parë, në rend dite do të jenë:

Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.
Njoftime.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.
Shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar për publikimin e rendit të ditës, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit përmes mjeteve elektronike, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Ndërkohë, seanca e pasdite do të nisë në orën 17:00 dhe në rend dite do të jetë projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”./dritare.net