
Kush ishte 29 vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Durrës!
Dritare.net
Një atentat ka ndodhur gjatë orëve të para të mesnatës në Durrës. Një 29-vjeçar i identifikuar si Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri. Vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet.
I riu ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta.
Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosove. Dy vite me pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te nje thike qe iu gjet gjate kontrollit fizik./L.F-dritare.net

















