
Nga Linda Kalemi
NDJESE BA .. Istanbul, 06.01.2008 .. "Alo Linda, si je, cunat.. babi eshte pak pa qejf ne spital, eshte rrezuar, hemoragji ne tru.. bla bla bla.." - perdridhej motra ne tel.. "Mjaft, bjeri shkurt, ka vdekur .. " ? .. "Jo jo po te pret ty..".. Ate pasdite se kapja avionin, mbeti te nesermen, jo jo kam 15 vjet me fobi qe nuk hipi.. te marr makinen ?.. llogagita kohen, njelloj do arrija, mbase me vone nga lodhja ne timon apo ndonje avari rruge.. preva bileten online...
Ne spital plot, kuptova, e gjeta nudo te dhoma ku behet larja e fundit, por m'u duk i gjalle, trupi i fresket me ngjyre, pa rrudha si djalosh.. u afrova te fytyra, e preka. . "BA, jam Linda, erdha une, me degjon..?.. Por Ba dha nje pergjigje qe nuk e harroj kurre, nje atak, nje reflex mohimi sikur me shtyu.. U terhoqa te dera.. nuk kisha lot, m'u duk i gjalle.. Qenka merzitur me mua.. dhe vertet, m' u kujtua sa pak kam ndenjur me te, sa pak e kam perqafuar sepse isha artiste "e madhe" e skisha kohe.. mjaftoja me ndihmat burokratike e ekonomike e vrapoja mes metropolit Stamboll e mediave.. Ah sa me djeg o Ba. Sa here qe jam keq kuptoj qe po jetoj karma, po laj mekate.. I URTI te therrisnin te gjithe..flisje pak e sakt.. "Kur do na vish moj bije" ishte shprehja me pa kuptim per mua.. tani sa dua ta degjoj.. "Do te vij Ba, te takoj atje lart"..
Lum ata qe arrijne frymen e fundit te prinderve, jane te bekuar... ME FAL BA../Marrë nga Instagrami i autores

















