Kryeministri Rama sqaron çdo të ndodhë me personat që marrin KEMP
E Martë 31 Mars 2020, 21:09
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, marrë shkas nga telefonata e një qytetari ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me personat që marrin KEMP, por që nuk mund të paraqiten në datën e përcaktuar në komision, për shkak të situatës. Kreu i qeverisë, sqaroi se të gjithë këto persona do të vijojnë të marrin paratë në fund të muajit.
“Të gjithë ata që nuk mund të paraqiten në komision se nuk funksionojnë do të vijojnë të marrin pagesën e paaftësisë”, tha Rama./L.F-dritare.net