Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti sot!

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e mesditës më pas gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në relievet kodrinore-malore të territorit, vija bregdetare mot i kthjellët. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshje shiu lokale përgjatë Ultësirës Perëndimore (përjashtuar vijën bregdetare), ndërsa përgjatë relieveve malore do të ketë reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët si dhe në mënyrë të izoluar reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë./L.F-dritare.net