Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama në Armeni, i ftuar në samitin Komunitetit Politik Evropian!

Kryeministri Rama në Armeni, i ftuar në samitin Komunitetit Politik

Kryeministri Edi Rama është nisur nga Berlin drejt Yerevan, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Komunitetit Politik Evropian, që zhvillohet më 4 dhe 5 maj. Ky është takimi i tetë i këtij forumi, i cili këtë herë mbahet në Armeni nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.

Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, President i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministër i Armenisë, ndërsa pritet të mbledhë 48 krerë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti. Mes pjesëmarrësve janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Shqipëria, Kosova dhe vendet e rajonit, ndërsa për herë të parë në këtë samit merr pjesë edhe Kanadaja, si një shtet joevropian.

Agjenda e samitit përfshin ceremoninë zyrtare të hapjes, seanca plenare, diskutime në tryeza të rrumbullakëta, si dhe takime dypalëshe dhe shumëpalëshe mes liderëve. Në përfundim të aktivitetit pritet edhe një deklaratë për shtyp.

Komuniteti Politik Evropian është mbledhur deri më tani shtatë herë, ndërsa një nga samitet e mëparshme është zhvilluar edhe në Shqipëri më 16 maj të vitit të kaluar. Takimi i ardhshëm i këtij forumi pritet të mbahet në Irlandë në nëntor të vitit 2026./K.C/dritare.net