Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama jep lajmin për Tik-Tok-n: Do ta mbyllim për 1 vit!

Kryeministri Rama jep lajmin për Tik-Tok-n: Do ta mbyllim për 1 vit!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për një vit, duke e konsideruar si rrugaçin e lagjes.

Kryeministri theksoi se “kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia”, duke shtuar se Tik është shumë i fortë dhe ndikues.

Kreu i qeverisë thekoi se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social.

“Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok.

TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia.

Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Kemi bërë hulutimiet tona në aspektin teknologjik, do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Pastaj dhe gjatë atij viti do të shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për filtra etj., si do të reagojë TikTok“, tha Rama./E.P-dritare.net