
Kreshnik Spahiu: Aq shumë gënjen Basha sa çoi 218 emra në KQZ. O Zot sa budallenj ka ai vend
Dritare.net
Politikani Kreshnik Spahiu komenton listën e dorëzuar nga PD-ja në KQZ, të cilën kjo e fundit e reduktoi. Spahiu shkruan në Facebook se, aq shumë gënjen Basha sa çoi 218 emra, nga 140 që lejon Kushtetuta.
“Mashtrues lind, nuk bëhesh!” Aq shumë gënjen dhe premton Lulzim Basha sa ka dërguar 218 emra për deputet, nga 140 që lejon kushtetuta. KQZ që drejtohet nga opozita sapo i skualifikoi. Basha ka gjet 78 idiotë dhe i ka gënjyer që do jeni në lista për kandidatë prandaj luftoni dhe financoni, ndërkohë që ligji nuk lejon mbi limitet rajonale. (PSH: Hasan Hyseni i 45 në Tiranë, ndërkohë që Tirana ka 36 deputet) O Zot sa budallenj, ka ai vend. Më vjen keq se ju shkuan dhe posterat kot, me foto duke buzëqeshur në Facebook. Voto Nr: 202”,- shkruan Spahiu në Facebook./K.C/dritare.net

















