
Komisionerja e BE: Negociatat duhet të përfundojnë në fund të 2027
Dritare.net
Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos ka folur para takimit për hapjen e 4 kapitujve të ‘Agjendës së Gjelbër’ me Shqipërinë, e cila ripërsëriti mundësinë e vendit për të përmbyllur këtë procesin e negociatave deri në vitin 2027. Ajo tha se nëse ecet me këtë shpejtësi, grupkapitujt mund të happen brenda këtij viti.
Kos vlerësoi lidershipin e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se nëse vendi vijon me këto rezultate, Komisioni Evropian do të ofrojë mbështetjen e tij.
“Shqipëria po tregon se me një lidership të fortë, ndryshimet pozitive janë të mundshme.
Qëllimi i qeverisë së Shqipërisë është të përfundojë negociatat nga procesi teknik deri në fund të vitit 2027. Komisioni Evropian po e mbështet këtë vizion të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.”, tha mes të tjerash Kos./E.P-dritare.net

















