Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama uron Fatos Nanon: Edhe 100, i dashur Kryetar!

Edi Rama uron Fatos Nanon: Edhe 100, i dashur Kryetar!

Kryeministri Edi Rama uroi publikisht ditëlindjen e ish-kryeministrit Fatos Nano duke e cilësuar atë si liderin historik të Partisë Socialiste dhe një figurë me rol kyç në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se urimi i tij erdhi “krejt natyrshëm” në një ditë simbolike, kur Shqipëria sapo ka hapur katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE dhe ai vetë po udhëtonte për të mbajtur një leksion në Kolegjin e Europës në Bruzh.

“Sot, kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa,” shkruan Rama.

Ai shton se pa drejtimin e Nanos në fazën e parë të historisë së PS-së, në periudhën e vështirë të tranzicionit, “rruga jonë mund të kishte qenë shumë më e gjatë”.

“Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar,” përfundon Rama urimin e tij për Fatos Nanon./L.F-dritare.net