Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Opozita kundër procedurës për komisionet, Klosi i përgjigjet PD-së!

Opozita kundër procedurës për komisionet, Klosi i përgjigjet

Me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës nisi seanca plenare e Kuvendit, pas kërkesës së PS për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregullore.

Deputetët u rikthyen sërish në 12:30 pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve që kryeministri Edi Rama bëri për ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Opozita nuk është dakord për këto ndryshime dhe epërmes kreut të grupit, Gazment Bardhi thanë se ndryshimet po miratohen në mënyrë të njëanshme. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Bardhi tha se është një turp, që ndryshimet e Kuvendit po diktohen nga ekzekutivi.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës dhe kryerparlamentarit Niko Peleshi se po shkelin Kushtetutën me ndryshimet me Komisionet parlamentare.

Po ashtu deputeti i PD, Tritan Shehu akuzoi mazhorancën se po bën grusht kushtetues me ndryshimet që kërkon të miratojë në rregulloren e Kuvendit. Shehu tha në fjalën e tij se Kuvendi nuk është i autokratit, por i Shqipërisë.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosii është kundërpërgjigjur kolegëve demokratë, të cilët kundërshtojnë miratimin e ndryshimit të rregullores së Kuvendit.

Klosi është shprehur se qeveria nuk ka asnjë ditë për të humbur me debate që u dihet përfundimi, pasi fokusi i tyre është përmbushja e kritereve europiane dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

“Kolegët që folën janë me eksperiencë e ditë sesi funskionon parlamenti. Ashtu siç e ditë që kjo mazhorancë ka ardhur me votën legjitime të shqiptarëve më 11 maj. Do të bëjë reformat e saj, të gjitha aksiomat e saj për t’i shërbyer më mirë Shqipërisë.

Është bërë një diskutim për mënyrën sesi do të funksionojë jeta jonë parlamentare, për të përmbyllur objektivin tonë madhor. Brenda 2027 do të mbyllim negociatat Sot ndodhi një nga këto hapat, brenda 2030 do ta çojmë Shqipërinë në BE. Në shërbim të këtij betimi ne do të ecim shpejt.

Gjëja që këta nuk e kuptojnë, ajo që kërkojnë sot nuk është të fillojë shpejt jeta parlamentare, por kërkojnë hajde ta shtyjmë dhe 10 ditë s duam dhe 10 ditë diskutime e pushime. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Nuk i kemi a 7 ditë për të humbur për një diskutim që ia dimë rezultatin. Le të vijnë në komisione dhe të punojnë në komisione”, tha Klosi./E.P-dritare.net