Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këto janë shenjat e alarmit për veshka të sëmura!

Këto janë shenjat e alarmit për veshka të sëmura!

Për të mësuar se si të mbrojmë veten nga dëmtimi i veshkave në mënyrë të pakthyeshme, Dritarja e Doktorit ishte këtë javë pranë mjekes nefrologe Benereta Hoxha. Ajo tregoi disa nga simptomat që mund të vërejmë tek vetja nëse shqetësimet me veshkat kanë filluar.

"Nëse nuk tregohet kujdes që në fëmijëri veshka fishket, pra rrudhoset dhe humbet funksionet e saj. Pamjaftueshmëria e funksionit të veshkave nuk jep shenja të dukshme që në fillim. Një ndjenjë lodhjeje që vjen nga anemia që krijojnë këta lloj pacientësh, dhimbje kyçesh të lehta, mungesa e oreksit, një gjumë jo i mirë natën, sytë në mëngjes mund të jenë pak të fryrë dhe pastaj më vonë shikojnë një enjtje dhe të këmbëve.

Shenjë tjetër ëshhtë edhe mënyra e të urinuarit, nuk urinojnë më si më parë, kanë vështirësi ose dhe djegie urinare, urinime shumë të shpeshta por një nga shenjat e dukshme është urnimi i shpeshtë natën sepse veshkat janë të lodhur. Mbas moshës 40 vjeçare të shoqëruara me sëmundje të tjera nis një lloj dëmtimi i veshkave por me vizita të vazhdueshme mund të rikuperohet pa u kthyer situata në një dëm të pakthyeshëm.”, u shpreh mjekja nefrologe Hoxha./M.T/dritare.net