
Këshilltarët socialistë të Tiranës mblidhen në selinë e PS
E Mërkurë 17 Shtator 2025, 17:05
Dritare.net
Sot, në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohet një mbledhje e këshilltarëve socialistë të Bashkisë Tiranë dhe sipas burimeve për mediat, diskutimet do të jenë te mundësia e nisjes së procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Takimin e drejton Eridian Salianji, kreu i grupit të këshilltarëve, ndërsa nuk ka pasur ende konfirmim për praninë e figurave të larta të PS-së. Kryeministri Edi Rama mungon, duke qenë se është në Bruksel./K.C/dritare.net

















