Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kandidatja për eurodeputete: Çfarë thuhet për Belerin këtu në Greqi!

Kandidatja për eurodeputete: Çfarë thuhet për Belerin

Pati Vardhami është kandidate për eurodeputete për në Parlamentin Evropian. Ajo kandidon në radhët e partisë MeRA25. Zonja Vardhami e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga foli edhe për kandidimin e Fredi Belerit për eurodeputet në radhët e Demokracisë së Re të Micotaqisit. Vardhami tha se tani situata është qetësuar, në krahasim me ditët e para të shpalljes së kandidaturës së Belerit. Rasti i kandidimit të Belerit, thotë ajo, u përdor si vegël nacionalizmi.


“Është folur shumë për çështjen Beleri këtu ne Greqi. Ditët e fundit sikur është qetësuar pak gjendja sepse u fol kaq shumë për një kohë të gjatë. U shfrytëzua në mënyrë nacionaliste kandidimi i rastit Beleri. Fatkeqësisht fenomeni i nacionalizmit në Ballkan është shumë i fortë. Shohim shumë shpesh pushtetarë që ta përdorin si vegël nacionalizmin. Nuk na lejon të krijojmë marrëdhënie të mira mes popujve dhe vendeve. Rasti i Belerit është i tillë. Është folur goxha në mediat greke, edhe nga opozita këtu. Por tani është një fakt. Tani jemi futur në fushatë dhe flasim për të gjitha problemet që na shqetësojnë, në lidhje me këto zgjedhje, janë probleme që kanë të bëjnë me politikën dhe shoqërinë evropiane. Kemi shumë për të biseduar. I jemi futur punës, kemi përveshur mëngët dhe po flasim me njerëzit për programin tonë, propozimet, ndryshimet që duam të bëjmë dhe kërkesat që kemi.”, tha zonja Vardhami në DritareTV./K.C/dritare.net