Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kandidati i PD-së: Dua të bëhem deputet, lutem përditë!

Kandidati i PD-së: Dua të bëhem deputet, lutem përditë!

Jonathan Pano, kandidat i Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, është i njohur gjithashtu si djali i Pastor Akil Pano. I ftuar në emisionin Dekalog të Dritare TV, Pano ka ndarë disa prej mendimeve të tij mbi lidhjen e kandidaturës së tij me besimin dhe politikën.

Ai ka theksuar se feja ka një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tij dhe se lutet pesë herë në ditë.

“Kandidatura ime është shumë e lidhur me besimin. Lutem pesë herë në ditë dhe jam pjesë e një grupi në Kishë për periudhën e Pashkës,” tha ai.

Sipas Pano, babai i tij, Pastor Akil Pano, nuk ka ndërhyrë as në politikë dhe as në çështjet e fesë, por ka shpjeguar se përgjegjësia e çdo njeriu është personale.

“Më ka thënë se kur të shkosh para Zotit, do të japësh llogari vetëm ndaj Tij. Prandaj, zgjedhjen për të kandiduar e kam bërë vetë,” theksoi ai.

Pano, një besimtar i krishterë protestant, ka shtuar se politika është e lidhur ngushtë me besimin e tij dhe se lutet që vullneti i Zotit të realizohet.

“Nëse është e shkruar që të bëhem deputet, atëherë do të bëhem,” përfundoi ai./E.P-dritare.net