
Jeta sekrete e 11 presidentëve shqiptarë! Flet Roland Qafoku!
Dritare.net
100 vite më parë, në 31 janar 1925, Ahmet Zogu mori detyrën e Presidentit të Republikës, që ishte shpallur pak ditë më parë. Prej atij momenti, Shqipëria ka parë 11 krerë shtetesh, që kanë shënjuar shtet-bërjen përballë shumë ngjarjeve historike, që gazetari dhe analisti Roland Qafoku i sjell të përmbledhura në një libër. Nga njeriu që bëri shtetin, presidenti që vrau veten, antikomunisti që u bë autokrat te krerët e krizave, stuhive dhe qetësisë, gazetari i ftuar në emisionin "Shqip nga Dritan Hila" në DritareTV zbulon disa detaje nga jetëshkrimi i tyre.
“Rasti i Omer Nishanit, Zonja e Parë, që në fakt s’e kishte këtë status, ishte austriake dhe shumë pak veta e dinë këtë. Ose Haxhi Lleshi që nuk kishte diplomë, ishte i paarsimuar. Interesante është emërtimi për Ramiz Alinë, që e kam quajtur diktatori i fundit dhe demokrati i parë. Bëmë dhe një përcaktim tjetër për Ahmet Zogun, që është themeluesi i Presidencës dhe varrmihësi i saj. Ai varrosi Presidencën dhe ngriti një mbretëri.”, tregoi Qafoku./K.C/dritare.net

















