Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore lokalisht reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3 ballë.