Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kjo është fjala e vitit 2025

Kjo është fjala e vitit 2025

Fjalori “Collins Dictionary” (Programim me ndjesi) ka shpallur termin “vibe coding” si fjalën e vitit 2025, duke përshkruar një nga ndryshimet më të mëdha të epokës dixhitale: lindjen e një mënyre të re për të programuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI).

Shprehja është krijuar në shkurt nga Andrej Karpathy, pionier i inteligjencës artificiale, ish-drejtor i Tesla-s dhe një nga inxhinierët themelues të OpenAI.

Me “vibe coding” nënkuptohet një qasje e re në zhvillimin e software-it, ku kodi nuk shkruhet më rresht pas rreshti, por gjenerohet automatikisht nga AI bazuar në udhëzime të thjeshta në gjuhë natyrore.

Në praktikë, kushdo — edhe pa njohuri të thella në programim — mund t’i kërkojë sistemit të krijojë një aplikacion ose faqe interneti duke dhënë vetëm një prompt, ndërsa inteligjenca artificiale prodhon kodin përkatës.

Ky revolucion teknologjik synon të demokratizojë programimin, duke ulur barrierat për hyrjen në botën e zhvillimit dixhital.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sistemi nuk është i përsosur: nuk ka garanci që kodi i krijuar nga AI të jetë gjithmonë funksional dhe pa gabime.

Një hap tjetër drejt së ardhmes, ku krijimtaria njerëzore dhe fuqia e inteligjencës artificiale bashkohen për të ndryshuar mënyrën se si ndërtojmë teknologjinë./L.F-dritare.net