Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohet në kufirin Shqipëri–Greqi rrjeta më e madhe e merimangave në botë

Zbulohet në kufirin Shqipëri–Greqi rrjeta më e madhe e

Një zbulim i jashtëzakonshëm shkencor është bërë në një shpellë me avuj squfuri në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë: studiuesit kanë identifikuar rjetën më të madhe të merimangave të njohur ndonjëherë, që strehon mbi 111 mijë merimanga të lidhura në një mega-koloni të vetme që jeton në errësirë të plotë.

E quajtur “Sulfur Cave”, kjo shpellë është habitat i dy specieve të zakonshme – Tegenaria domestica dhe Prinerigone vagans – të cilat për herë të parë janë vërejtur duke bashkëjetuar dhe bashkëpunuar në mënyrë aktive.
Rrjeta mbulon më shumë se 100 metra katrorë dhe ushqehet nga miliona mizëra të vogla që tërhiqen nga avujt e squfurit.

Sipas biologut István Urák, i cili publikoi pamjet në Facebook dhe botoi studimin, merimangat janë përshtatur gjenetikisht me këtë mjedis toksik dhe të izoluar, duke u zhvilluar ndryshe nga të afërmit e tyre jashtë shpellës.

Urák e ka cilësuar zbulimin si “të jashtëzakonshëm” dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e këtij ekosistemi unik, një dëshmi e gjallë se natyra ende fsheh mrekulli që sfidojnë imagjinatën njerëzore./L.F-dritare.net