Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja sa do të jenë temperaturat sot!

Ja sa do të jenë temperaturat sot!

Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat e favorshme do të dominojnë gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat e ulëta dhe bregdetare pritet që herë pas here të arrijë deri në 14 m/s, duke sjellë ndjesi më të freskëta, veçanërisht në orët e para të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Deti do të paraqitet i qetë deri mesatar, me valëzim të lehtë që do të luhatet nga 1 deri në 3 ballë, duke e bërë të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitete bregdetare.

Temperaturat do te shkojnë deri në 35 gradë.

Kushtet e motit janë ideale për fundjavën, duke krijuar mundësi të mira për pushim dhe aktivitete në natyrë./L.F-dritare.net