Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja moti për sot!

Ja moti për sot!

Sot, më 20 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura të larta për këtë periudhë të vitit.

Parashikimi i përgjithshëm

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Gjatë pasdites, në disa zona priten vranësira të lehta kalimtare.

Temperaturat

Temperaturat do të pësojnë rritje, me vlerat minimale që do të luhaten nga 6°C në qytetin e Pukës deri në 28°C në zonat e ulëta perëndimore dhe jugore.

Era dhe kushtet detare

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 38 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor. Kjo do të shkaktojë dallgëzim mbi 2 ballë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit./L.F-dritare.net