Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja se çfarë të bëni kur ju dhembin veshët!

Ja se çfarë të bëni kur ju dhembin veshët!

Prindërit e dinë sa të zakonshme janë dhimbjet e veshit tek fëmijët, megjithatë edhe të rriturit mund të kenë herë pas here dhimbje gjithashtu. Nuk është e thënë që të keni ndonjë infeksion apo ndonjë problem më madhor për të pasur dhimbje veshi. Këto janë shkaktarët më të zakonshëm të dhimbjeve të veshit:

Veshi prodhon dhe pastron dyllin gjatë gjithë kohës. Nëse ky proces nuk funksionin mirë, grumbullohet shumë dyllë në vesh, prandaj dhe bllokohen kanalet e veshit. Me raste shkaktohen edhe dhimbje të veshit. Mos përdorni kunja prej pambuku ose objekte të tjera për të nxjerrë jashtë dyllin. Vetëm sa do ta shtyni më thellë kanalit dhe do ta bllokoni këtë të fundit. Mund t’ju dhëmb veshi, të acarohet apo infektohet. Mund të keni edhe probleme me dëgjimin për njëfarë kohe.

Në këtë rast do të ishte mirë të shkoni tek mjeku specialist.

Nëse ju dhëmbin veshët kur tërhiqni llapën e veshit, mund të keni infeksion të kanalit të jashtëm të dëgjimit. Veshi i notarit apo infeksioni akut i kanalit të jashtëm të dëgjimit është një gjendje inflamatore që fillon në shumicën e rasteve me futjen dhe “burgosjen’’ e ujit në vesh, sidomos tek personat që frekuentojnë ambientet e pishinave apo plazheve, prandaj quhet edhe i tillë.

Me futjen e ujit në vesh, bakteret fillojnë të gjejnë kushte të përshtatshme për t’u zhvilluar. Prandaj dhe shkaktohen kruajtjet, skuqja dhe fryrja e mureve të kanalit, sekrecione me erë nga veshi, ulje të dëgjimit dhe një dhimbje të vazhdueshme shumë të fortë që e detyron pacientin të kërkojë ndihmë tek mjeku.

Ftohja, alergjitë ose një infeksion i sinusit mund të bllokojnë kanalet në veshin e mesëm. Një ndër patologjitë më të shpeshta në këtë rast është otiti i mesëm akut, një infeksion i pjesës së mesme të veshit, zonë që ndodhet menjëherë pas daulles së veshit dhe shkaktohet nga mbyllja e zonës së Eustakit,ose ndryshe kanali që bën ajrosjen e veshit të mesëm.

Nëse dhimbja e veshit shoqërohet edhe me dhimbje të shumta fyti, mund të jetë një infeksion i bajameve ose faringitit. Dhimbja e veshit është në fakt simptoma më e tmerrshme e këtyre dy gjendjeve./M.T/dritare.net