Izraeli nis pushtimin e Libanit. Çfarë raportojnë mediat botërore!
Dritare.net
Në mediat botërore raportohet se pas operacioneve 24 orëshe të Forcave të Armatosura izraelite në tunelet e Hezbollahut, ushtria pushton territoret libaneze për të pastruar së pari infrastrukturën e organizatës shiite për të krijuar një zonë sigurie disa kilometra nga veriu i Izraelit.
Jerusalem Post raportoi se IDF-ja kishte nisur zjarr masiv me tanke në vende të veçanta në Libanin jugor, ndërsa Haaretz raportoi se ishin nisur tanke dhe artileri. Informacioni konfirmohet edhe nga mediat libaneze. Ndërsa AFP-ja raporton se Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se operacionet e IDF-së kanë filluar në tokën libaneze. Sipas të njëjtave burime, tanket, transportuesit e ushtrisë dhe forcat e fuqishme tokësore kanë marrë udhëzimet përfundimtare nga stafi i ushtrisë dhe pritet të pushtojnë territorin libanez nga tri pika të ndryshme. Një tregues tjetër i një pushtimi të afërt është se mediat izraelite kanë hyrë zyrtarisht në "heshtje radiofonike" për arsye të sigurisë kombëtare, gjë që është zakon gjatë operacioneve ushtarake.
#BREAKING #Israel #Lebanon JUST IN: The Israel Defense Forces (IDF) have commenced ground operation in Lebanon.
— The National Independent (@NationalIndNews) September 30, 2024
"Israel 'currently conducting' limited operations inside Lebanon: US State Department." - AFP. pic.twitter.com/JvBO4QqEKY
Kufiri i Metulës, mes Libanit dhe Sirisë, pritet të jetë pika e parë hyrëse e ushtrisë izraelite, ndërsa operacionet do të nisin edhe nga Mizgav Am dhe kibuci Kfar Giladi. Tashmë IDF-ja ka caktuar një zonë "të ndaluar ushtarake" pranë kufirit me Libanin që përfshin komunitetet e Metulës, Mishgav Am dhe Kfar Giladi. Kjo do të thotë "hyrja në këtë zonë është rreptësishtë e ndaluar".
Footage showing an M113 Armored Personnel Carrier with the Lebanese Army heading away from the Border with Northern Israel earlier tonight. pic.twitter.com/n09poGgTvA
— OSINTdefender (@sentdefender) September 30, 2024
Në të njëjtën kohë, ushtria u bëri një njoftim banorëve të Galilesë, në veri të Izraelit, që të qëndronin pranë vendeve me strehim nën rrezikun e një hakmarrjeje të menjëhershme dhe masive nga Hezbollahu. Vihet re se këto tri pika specifike në veriun izraelit janë kthyer që nga 8 tetori i kaluar në baza për ushtrinë izraelite dhe janë evakuuar plotësisht nga popullsia e tyre që nga fillimi i armiqësisë me Hezbollahun për gati një vit.
Informacione të tjera nga Libani të përcjella nga Reuters tregojnë se ushtria libaneze është tërhequr nga "disa pozicione" në kufi me Izraelin, ndërsa janë larguar edhe banorët e zonave./K.C/dritare.net