
Ina Zhupa përplaset me Lindita Nikollën: Je ushtare me njohuri të cekëta!
Dritare.net
Debati në seancën e sotme plenare u zhvillua për kërkesën opozitës për mocion debat për sulmet ndaj gazetarëve. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla rrëzoi këtë kërkesë, ç’ka solli më pas edhe një replikë nga deputetja Ina Xhupa.
Në fjalën e saj kryeparlamentarja Nikolla tha se rregullorja e përjashton mocionin për debat për gazetarët. Zonja Ina Zhupa në fjalën e saj iu drejtua kryetares Nikolla duke i thënë se nuk ka njohuri për rregulloren e Kuvendit.
“Njohuritë tuaja janë të cekëta zonja Kryetare. Jeni një ushtare pa njohur. Duhet të konsultoheni me ekspertët. Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave?
Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të shmangësh një tjetër”, tha Zhupa./L.F-dritare.net

















