
Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Belind Këlliçin. Ja pse!
Dritare.net
Avokati Idajet Beqiri kallëzoi Bellind Këlliçin në SPAK. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, zoti Beqiri tha se e ka akuzuar zotin Këlliçi për dy vepra penale.
“Belind Këllici nuk ka mbaruar shkollën e mesme. Vitin e fundit, pra maturën nuk e ka përfunduar. Unë kam hulumtuar dhe gjetjet bashkë me provat i kam dërguar në SPAK. Nëse bën një kallëzim penal të rremë dënohesh deri në tre vjet burg, ndaj unë jam i bindur për kallëzimin që kam bërë.
Pa mbaruar vitin e fundit të shkollës së mesme është regjistruar në një universitet në Amerikë dhe atje është regjistruar me dokumente te falsifikuara, sikur e ka mbaruar shkollën e mesme, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.
Kjo është një vepër penale në Shqipëri dhe në Amerikë, sepse Këllici e ka falsifikuar dokumentin në Shqipëri dhe e ka përdorur në Amerikë. Kur garoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës Këlliçi plotësoi një formular ku kërkohet që të dhënat të jenë të sakta. Mes këtyre të dhënave është edhe arsimit. Në këtë pikë, Këllici ka thënë që ka mbaruar arsimin e mesëm në Shqipëri dhe arsimin e lartë në Amerikë, që është një deklarim i rremë. Pra kemi të bëjmë me dy vepra penale”, u shpreh Beqiri në Dritare TV.
Ditën e sotme Belind Këlliçi u paraqit në SPAK./L.F-dritare.net

















