Ia dha të birin çiftit rom/ Mes lotësh, nëna biologjike tregon historinë e dhimbshme: Nëse nuk duan, s’ia marr djalin!
Dritare.net
Esmeralda Kamena është nëna biologjike e një 10-vjeçari që është rritur nga Elvira dhe Elezi. Esmeralda rrëfen historinë saj në emisioni “Shqipëria Live”. Ajo tregon peripecitë që kaloi pas ndarjes së prindërve, dhunën nga halla, emigrimin në Greqi që kur ishte 11 vjeçe, përdhùnimin ndërsa punonte në një diskotekë dhe shtatzëninë, që erdhi si fryt i këtij përdhùnimi. Esmeralda thotë se djalin e solli në jetë në Shkodër dhe u detyrua t’ia lërë Elvirës, pasi kishte fríkë se mos i vdíste nga i ftohti. “Unë jam rritur te halla ime sepse mami dhe babi janë ndarë. Më ka lënë mami te halla 6 muajshe Kam vuajtur shume sepse më kanë rrahùr, më kanë torturuar. Kush kishte mundësi i pari më rríhte. Te halla kam jetuar deri në moshën 11 vjeçe, pastaj kam ikur për Greqi se nuk i duroja dot më të rrahùrat. Babi nuk ka ushtruar asnjëherë dhùnë. Kam ikur me një grup nga Lezha dhe Elbasani. Polícia greke na ka ndjekur por kam shpëtuar. Rrija te një familje greke dhe punoja. Kam ndenjur 2 vite e ca. Pastaj erdha në shtëpi, rrija nëpër rrugë, në shkallët e pallatit, krejt e vetme. Kam qenë gjithë kohën rrugëve. Punoja kameriere, shumë vende në Laprakë, Zogu i Zi, stacioni i trenit, kam punuar në Durrës nëpër tallava si kameriere ose balerinë, çfarë të gjeja. Mora vesh që jam shtatzënë, para se të vij në Shqipëri. Ai djali që jetoja më nxori jashtë sepse tha nuk dua të femra që kanë fëmijë me burra të tjerë. Kam punuar në Patra, në një dískotekë, aty më kanë përdhùnuar 5 vetë. Djalin e linda në Shkodër sepse atje po kërkoja një shtëpi për të jetuar. Sepse kisha gjetur një lokal të punoja. Ika te halla, dy ditë e mbajtën. Pastaj ika nga shtëpia e hallës. Shkova të punoj më tha halla hajde te shinat e trenit të flasim, isha djalin në duar, më tha nuk të mbaj dot më sepse burri i gocës nuk do k*rva me fëmijë. Pyeta një shok më tha a mund të gjej njeri. Më mori me vete më çoi te Elvira. Ajo ishte shumë e dashur, shumë e respektueshme. I bëri të gjitha si të ishte nëna e djalit. Unë nuk e njihja. Më çoi kushëriri i saj te ajo. Më tha që kjo grua ka ëndërr të ketë një djalë sepse kishte vetëm dy vajza. Nuk i thashë se kisha fríkë se ajo s’do ma mbante çunin, çfarë do të bëja me të rrugëve, kisha fríkë se do të vdíste nga ftohti. Në atë moment pasi ika, nuk doja asgjë tjetër, vetëm të vdísja, humba edhe djalin, nuk kisha asnjë, pse të jetoja.”,- rrëfen Esmeralda. Ajo falënderon çiftin rom që i rriti të birin, Eraldon dhe thotë se, nuk do ta marrë nëse familja nuk pranon.
Esmeralda: Në radhë të parë shumë faleminderit. Ma bëj hallall për çdo gjë…
Elvira: Hallall e ke! E kam rritur si fëmija im, pa merak. Ta kam mbajtur shumë mirë, më mirë se fëmijët e mi.
Esmeralda: Të më falësh që e kam lënë atje.
Elvira: Paske vajtur shumë në jetë. Kur të duash hajde shikoje djalin. Jo vetëm djalin, por unë do të jem si nënë për të.
Esmeralda: Unë nuk do ta marr djalin, ata e kanë rritur. Vetëm nëse më thonë hajde merre do e marr./K.C/dritare.net