Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tha se i kërkoi me ngulm një foto! Meloni i përgjigjet Trump!

1536x864_cmsv2_6a922270-1eb6-560c-8474-cc84a44b0086-9748267.webp

Ka ndodhur një përplasje Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas deklaratave të bëra nga kreu i Shtëpisë së Bardhë lidhur me takimin e tyre në samitin e G7 në Evian të Francës.

Gjatë një interviste për televizionin italian La7, Trump u pyet për marrëdhënien e tij me Melonin dhe për bisedën që zhvilluan në samitin e G7. Presidenti amerikan pretendoi se kryeministrja italiane kishte këmbëngulur për të bërë një foto me të.

“Çfarë tha ajo kur më takoi? Ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk më është dashur të flas me të. Ajo më luti të bëja një foto me të. Ajo donte shumë një foto me mua. Nuk do ta kisha bërë, por më erdhi keq për të”, deklaroi Trump.

Komentet e tij shkaktuan reagime të menjëhershme në Itali, ndërsa Meloni vendosi t’i përgjigjej publikisht përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

“Deklaratat e Donald Trump janë plotësisht të sajuara. Sinqerisht jam e shokuar”, tha kryeministrja italiane.

Meloni hodhi poshtë kategorikisht pretendimin se kishte kërkuar një foto me presidentin amerikan dhe shtoi: “Unë dhe Italia nuk lypim kurrë.”

“Deklaratat e Donald Trump janë tërësisht të sajuara. Sinqerisht jam e habitur. Nuk e di pse presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet kështu ndaj aleatëve të tij: për më tepër, nuk është hera e parë. Mund të them vetëm se është zhgënjyese që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësit e të cilëve ai i trajton me shumë më tepër tolerancë. Ka një gjë që ai duhet ta mbajë mend: as unë dhe as Italia nuk i lutemi kurrë."- tha Giorgia Meloni