Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Habit Meçe: Pse Berisha nuk e do fitoren e 11 majit. Ja për çfarë po lufton!

Habit Meçe: Pse Berisha nuk e do fitoren e 11 majit. Ja për

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila foli për listat e kandidatëve për deputetë që bënë publike partitë dy ditë më parë, në një kohë kur na ndajnë më pak se 2 muaj nga zgjedhjet e 11 majit. Sipas Meçes, Berisha nuk po punon për të fituar zgjedhjet sepse ato i ka të humbura, por për atë që do ndodhë pas 11 majit.


“Kjo klikë që ka pushtuar Partinë Demokratike e ka futur në agoni partinë. Gjithë filozofia e kësaj liste në themel ka besnikët. Berisha e di fare mirë që zgjedhjet nuk i fiton, ndaj ai nuk po punon për 11 majin, por për pas 11 majin që ai të ketë një parti solide. Po të futësh në qarqet militante të PD-së, të gjithë kanë shqetësime, të gjithë e dinë që shkaktar për humbjen e tyre, që nuk po marrin pushtetin është Sali Berisha. Të gjithë kanë një bindjen se nuk e marrin dot pushtetin po qe Sali Berisha.”, tha Meçe në DritareTV./K.C/dritare.net