
Guy Lawson: SPAK të më thërrasë, i gatshëm të dëshmoj për Gërdecin!
Dritare.net
Gazetari amerikan që shkroi një libër për Gërdecin, u hodh në gjyq nga Shkelzen Berisha dhe e fitoi gjyqin, dha këtë intervistë të dytë për gazetaren Rudina Xhunga, që mund ta gjeni në linkun më poshtë. Në intervistë ai u shpreh:
Rudina Xhunga: A keni ju dokumente ose dëshirë që t’i bashkoheni si dëshmitar drejtësisë shqiptare?
Guy Lawson: Epo ja, tani jam duke folur me ju. Por nuk do e kisha aspak problem të flisja edhe për SPAK-un, nëse kjo është ajo çfarë kanë nevojë. Unë mendoj se njerëzit më të përshtatshëm për të dëshmuar, janë, për shembull Luan Hoxha, i cili është në mërgim në Amerikë. Mendoj se do të ishte shumë e dobishme që ambasadori amerikan, që shërbeu në vitin 2008 së bashku me atasheun ushtarak, të vinin të përgjigjeshin.
Mendoj se ata mund të flasin sinqerisht për atë që ndodhi në ato ditë dhe javë. Gjithashtu, mendoj se do të ishte shumë interesante të kishit zotin Efraim Diveroli, i cili ishte një nga çunat, një nga tregtarët e armëve, që ishte në Tiranë dhe që u regjistrua në telefonatë nga një zotëri i quajtur Kosta Trebicka, i cili më pas vdiq në rrethana shumë misterioze. Nuk do të hyj në të gjitha detajet e librit, por duhet të pyesni veten, si arriti një djalë 19-vjecar nga Miami, të shpikë një histori për djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, të shpikë një takim me të, nëse nuk e ka takuar kurrë? Si mund të shpikë Efraim Diveroli diçka pa ndodhur në të vërtetë? Këtë nuk di ta them.
Por do të isha i lumtur të ndihmoja dhe mendoj se ata do të bënin mirë të lexonin librin tim dhe nëse duan pyetje të mëtejshme, do të isha i lumtur të ndihmoja aq sa mundem. Por përsëri mendoj se ka njerëz të tjerë që duhet të flasin. E di që ka pasur dëshmitarë në Gërdec që kanë parë njerëz që vinin e shkonin. Nëse duan të më pyesin se cilët janë ata njerëz, unë mund të përdor emrat e tyre. Çfarë shpresoj nga SPAK-u është që të jetë duke bërë gjithçka që mundet dhe të arrijë tek e vërteta sa më shpejt.

















