Gratë e dyshimta që u afrohen fëmijëve në Tiranë, reagon Policia: Identifikohen dy shtetase iraniane
Dritare.net

Policia e Shtetit ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara po komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur.
Sipas policisë, menjëherë pas publikimit të lajmit janë nisur verifikimet dhe hetimet përkatëse, duke çuar në identifikimin e dy shtetaseve që shfaqeshin në video, me inicialet M.G. dhe A.G.
Të dyja shtetaset janë shoqëruar më 21 prill 2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ato janë me shtetësi iraniane dhe posedojnë leje qëndrimi në Shqipëri për arsye humanitare.
Autoritetet bëjnë me dije se, deri tani, nuk është konstatuar asnjë veprim i kundërligjshëm ndaj të miturve dhe se nuk ekziston rrezik për sigurinë e tyre.
Në përfundim, materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme./L.F-dritare.net