Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama paralajmëron bizneset ushqimore: Ose standarde sipas BE, ose falimentim

Rama paralajmëron bizneset ushqimore: Ose standarde sipas BE, ose

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar operatorët e sigurisë ushqimore se përmbushja e standardeve të Bashkimi Europian është vendimtare për të ardhmen e tyre, duke theksuar se alternativat janë të qarta: përshtatje ose falimentim.

Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit, Rama u shpreh se bizneset përballen me një “thikë me dy presa”, ku nga njëra anë qëndron mundësia për zhvillim dhe akses në tregun europian, ndërsa nga ana tjetër rreziku i mbylljes për ata që nuk përmbushin standardet.

“Kjo është një fushë shumë e ndjeshme, sidomos për prodhimet shtazore. Nëse sot nuk kuptohet që nuk jemi në përputhje me standardet dhe çfarë duhet bërë për t’u përgatitur, e nesërmja mund të jetë fatale,” theksoi ai.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria është në negociata me Komisionin Europian për të siguruar më shumë kohë në përmbushjen e plotë të këtyre standardeve, edhe përtej momentit të anëtarësimit.

Megjithatë, Rama nënvizoi se edhe një shtyrje e mundshme prej 5 vitesh mbetet një afat i shkurtër për përgatitjen e sektorit, duke kërkuar angazhim të menjëhershëm nga bizneset për të përmbushur kërkesat e BE-së./l.f-dritare.net