
Gjyqi për vulën e PD, Gjykata e Apelit vendos kthimin e çështjes për rigjykim
Dritare.net
Gjykata e Apelit ka kthyer në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen për vulën e Partisë Demokratike. Sipas Gjykatës së Apelit çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Seanca në Gjykatën e Apelit nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.
Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues i kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.
Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar sot në DritareTV, kur nisi gjyqi për vulën. Ai tha se beteja për vulën nuk mbyllet sot dhe kjo ndodhi, pasi Gjykata e Apelit e la sërish logon e PD-së në duart e Enkelejd Alibeajt.
“Një njeri që gjithë jetën politike të mos ketë bërë diçka të mirë për jetën politike në vend, por vetëm e ka penguar jetën politike, duke bërë që këtë luftë ta fitojnë vetëm vajdutëria dhe lufta e keqe politike, është mësuar dhe nuk ndalon dot edhe sot që do jepet vetëm një vendim gjykate.
Unë vij nga gjykata dhe seancat gjyqësore zhvillohen normalisht, nuk është nevoja për këtë masë të shtuar sigurie për hir të Berishës. Vendimi i sotëm i Apelit është një vendim nul, që nuk sjell asnjë pasojë juridike dhe është një çështje që do kthehet për rigjykim në shkallën e parë, por me një tjetër trup gjykues. Sot nuk mbyllet çështja për vulën e PD.”, u shpreh Beqiri./K.C/dritare.net

















