
Gjobat dhe rregullat për shpejtësinë e lartë/ Kujdes, ja çfarë ndryshoi në Kodin Rrugor!
Dritare.net
Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe i ftuar në DritareTV foli dhe tregoi rregullat, lehtësirat dhe gjobat në rast shkelje, si dhe të gjitha ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që u miratuan në parlament.
Me ndryshimet e Kodit Rrugor, efektivët dhe postoblloqet e policisë nuk do të qëndrojnë në rrugët nacionale për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat. Puna e tyre do të zëvendësohet me pajisje inteligjente. Në vendin tonë risi për rrugoren do të jenë makinat e reja teknologjike të cilat nuk do të pikasin vetëm shkelësit, por do të skanojnë edhe problemet e tjera, si gjobat e papaguara, e deri tek kolaudimi.
Një tjetër pikë që do të ndryshojë në Kodin Rrugor është edhe rritja e shpejtësisë në ato autostrada që plotësojnë standardet e duhura. Në favor të qytetarëve është parashikuar edhe përgjysmimi i gjobës nëse paguhet brenda afatit të caktuar. Më herët shoferët që paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, përfitonin 20% ulje. Tashmë me rregullat e reja, nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje./M.T/dritare.net

















