Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja Rudina Xhunga: Babai im ishte një njeri i zakonshëm, por qe i jashtëzakonshëm për mua!

Gazetarja Rudina Xhunga: Babai im ishte një njeri i zakonshëm, por qe

Gazetarja Rudina Xhunga, realizoi këtë mbrëmje, një emision kushtuar babait të saj, Ëngjëll Xhunga i cili sot, do të mbushte 79 vjeç. Ai u nda nga jeta në mars të këtij viti.

"Babai im ishte një njeri i zakonshëm. Por qe i jashtëzakonshëm, për mua. Çdo baba është unik, është i jashtëzakonshëm për fëmijët e tij. Ndaj kjo dritare, është e hapur për çdokënd nga ju, që ju mungon një njeri i dashur dhe doni të flisni për të, siç do të bëj unë sot, për babain tim"-u shpreh Rudina Xhunga, duke hapur kështu dhe një cikël të ri, në transmetimet Youtube të Dritare Tv, ciklin e podcasteve kushtuar kujtimit të njerëzve që duam e nuk i kemi më në jetë.

Dritare sjell ngaherë risi dhe sonte ishte një e tillë, një mbrëmje emocionuese, ndërsa në ekran shfaqej vajza e vogël në krahët e të atit, që ishte ulur në studio dhe fliste për të atin, rininë e tij, shokët, të dashurit, vajzat, familjen, punët dhe në fund e mbyllte me fjalët: Faleminderit Ba!/dritare.net