Fotot/ Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin në Tiranë dhe Durrës!
E Premte 20 Mars 2026, 10:10
Dritare.net

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën këtë mëngjes në Sheshi Nënë Tereza në Tiranë, ku falën namazin e Fitër Bajrami në një atmosferë të mbushur me paqe dhe përkushtim shpirtëror.

Besimtarë të shumtë, burra, gra dhe fëmijë, u bashkuan në lutje, duke përcjellë mesazhe harmonie, solidariteti dhe mirësie me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë, edhe në Durrës, qindra besimtarë u mblodhën për të falur namazin e Bajramit në Sheshi Liria, duke ndarë të njëjtin gëzim dhe përkushtim në këtë ditë të shënuar.

Pamjet nga këto momente të veçanta pasqyrojnë unitetin dhe besimin, duke e bërë këtë festë edhe më domethënëse për të gjithë komunitetin.
Gëzuar Fitër Bajramin!/dritare.net