Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nafta 214 lekë, qeveria rikthen Bordin e Transparences

Nafta 214 lekë, qeveria rikthen Bordin e Transparences

Qeveria ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës për kontrollin e çmimeve të karburanteve, pas rritjes së naftës në treg, e cila ka arritur në 214 lekë për litër.

Vendimi vjen në kuadër të ndërhyrjeve për të frenuar abuzimet dhe për të stabilizuar tregun. Paralelisht, është vendosur edhe ulja e akcizës së naftës nga 40 lekë në 20 lekë për litër.

Bordi i Transparencës do të përcaktojë çmimet tavan të karburanteve dhe do të mblidhet sa herë që ka luhatje të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare. Shkeljet nga operatorët do të ndëshkohen deri në pezullim licence./K.C/dritare.net