FOTO/ Rihapet Katedralja e ‘Notre-Dame’/Liderët botërorë në Paris! I pranishëm edhe Edi Rama!
Dritare.net

Katedralja e Parisit, Notre-Dame është rihapur këtë të shtunë (07 dhjetor 2024), pas 5 vitesh pune të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.
Të pranishëm në ceremoni janë liderë nga e gjithë bota, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.

Ndër të parët që kanë mbëritur në vend kanë qenë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump dhe presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky. Para nisjes së ceremonisë, Macron priti në pallatin presidencial Elysse, Trumpin dhe presidentin ukrainas, të cilët zhvilluan një takim trepalësh.
Pas takimit trepalësh, Macron së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron mbërriti në katedralen ikonike. AI u prit atje nga kryeministri Michel Barnier, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e një kryeministri tjetër.
Në ceremoninë hapesë janë pjesë Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden (pa presidentin Joe Biden), kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin Sergio Mattarella dhe jo vetëm. E pranishme nuk do të jetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

"Me rindërtimin e Notre-Dame ne rizbuluam atë që kombet e mëdha mund të bënin: të arrinin të pamundurën."
Kështu tha Presidenti Emmanuel Macron në fjalën e tij për rihapjen e katedrales në përfundim të punimeve që zgjatën 5 vjet.
“Për 5 vjet çdo burrë, çdo grua që punoi këtu, çdo gjest nga çdo cep i largët i botës ishte i nevojshëm”, nënvizoi Macron, duke këmbëngulur në rëndësinë e “vëllazërisë së një populli, të vëllazërisë universale dhe të ndihmës reciproke”.

Hapja e katedrales u bë në mot të pafavorshëm, aq sa të gjitha festimet janë zhvendosur brenda kishës. Rihapja e katedrales Notre-Dame është kthyer në një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, muzikën, kinemanë, në një kryeqytet të blinduar për ngjarjen e vitit pas Olimpiadës.
Pas rihapjes së katedrales "Notre-Dame", të parët që u falenderuan brenda saj, ishin zjarrëfikësit të cilët luftuan me flakët që përfshinë katedralen 5 vite më parë, duke minimizuar kështu dëmet.
Qindra të ftuar, personalitete si Emmanuel Macron, Sergio Mattarella, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, duartrokitën për 5 minuta zjarrëfikësit që bënë një punë për shpëtimin e katedrales mbi 800-vjeçare.





Në ceremoninë e rihapjes së katedrales "Notre-Dame", ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.
Ajo shihet duke shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook./E.P-dritare.net
