Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Arkeologët zbulojnë pjesë të vilës së periudhës romake në Durrës!

Foto/ Arkeologët zbulojnë pjesë të vilës së

Arkeologët kanë zbuluar në Durrës në kantierin e shkollës “Gjergj Kastrioti” gjurmët e një pishine të brendshme të një vile të periudhës romake, e para e llojit të saj e zbuluar nga gërmimet arkeologjike në Shqipëri dhe afërsi të pishinës, është zbuluar një monument hidrik i përbërë nga dy vaska të cekëta të shtruara me llaç hidroizolues. Po ashtu janë zbuluar edhe gjurmë të tjera arkitekturore po në këtë kantier. Lajmin e bën të ditur ministri i Kulturës Blendi Gonxhja ndërsa publikon disa foto nga objektet e gjetura.

“Vijiojnë gërmimet arkeologjike në kantierin e shkollës “Gjergj Kastrioti, Durrës”, duke na surprizuar me zbulimet e reja të Durrësit antik. Gërmimet të cilat shtrihen në një sipërfaqje prej 1200 m2, në këtë fazë, na kanë dhënë një panoramë të veçantë të organizmit urban të zonës, ku me siguri kemi të bëjmë me një pjesë të qytetit ku banonin shtresat elitare të shoqërisë. Kjo konsiston në ndërtime me një aritekturë të zhvilluar e faktuar së fundmi dhe nga dalja në dritë e gjurmës të një pishine të brendshme të një vile të periudhës romake, e para e llojit të saj e zbuluar nga gërmimet arkeologjike në Shqipëri, e cila është e dekoruar në të gjithë sipërfaqen e saj me afresk të një niveli të lartë artistik shumëngjyrësh. Unikaliteti i kësaj strukture qëndron dhe në dyshemenë e saj të shtruar me një mozaik të ruajtur shumë mirë, me motive gjeometrike, të punuar me tesera mermeri, guri , qelqi dhe qeramike. Në afërsi të pishinës, është zbuluar një monument hidrik i përbërë nga dy vaska të cekëta të shtruara me llaç hidroizolues.

Foto/ Arkeologët zbulojnë pjesë të vilës së

Në pjesën veriore të kantierit të gërmimit u zbulua një dysheme me tulla, me përmasa të mëdha e cila mund të jetë dyshemeja e një terme, duke marrë parasysh krahasimet me ndërtimet e ngjashme të periudhës në Mesdhe. Po ashtu janë evidentuar disa linja muresh që lidhen me kompleksin arkitektonik të zbuluar në këtë sektor. Lartësia e konsiderueshme e ruajtjes së tyre na lë të nënkuptojmë që ky monument mund të ketë qenë i ndërtuar me dy kate.

Foto/ Arkeologët zbulojnë pjesë të vilës së

Me shumë interes janë zbulimet në pjesën perëndimore , ku do veçonim fragmente të dekorimit të mureve dhe tavaneve të vilës, të punuara me stuko me motive të ndryshme, antropomorfe dhe floreale. Edhe këtu gjurmët e afreskut nuk mungojnë. Nga gërmimi është identifikuar dhe kanali kullues I ujërave të shiut i ndërtuar me pllaka qeramike.

Foto/ Arkeologët zbulojnë pjesë të vilës së

Gjetjet arkeologjike na vendosin në periudhën e shekujve I-IV të erës sonë me pikën kulmore të zhvillimit të monumentit në shekujt I-II e.s. Arkeologët mendojnë që kjo vilë u shkatërrua nga tërmeti I shekullit IV e.s, i cili përmendet në burimet antike.”, shkruan ministri./K.C/dritare.net